Ambasadori Amerikan në Tiranë – (25 Qershor 1999)


Ambasadori Amerikan në Tiranë – (25 Qershor 1999)

15:25 25/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pozitat e Shqipërisë në këtë fillim shekulli janë më të mirat në gjithë hitorinë e saj. Kështu ka deklaruar në një takim më median Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë Robert Frowik. Këtë muaj ka ndodhur ngjarje tepër të rëndësishme për shqiptarët. Kurrë më parë bota nuk i kishte kushtuar vendit tuaj vëmendjen e tanishme vazhdoi ambasadori.

Sipas tij tashmë e ardhmja e Shqipërisë, do të vare mbi të gjitha nga garantimi i sigurisë nëpërmjet rivendosjes së rendit demokratizimi i mëtejshëm i vendit dhe përparimi ekonomik. Të gjitha këto do të duken në dy-tre muajt e ardhshëm në vazhdim të cilat janë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë tha Frowik.

Në lidhje me zhvillimet e politikës në vend ambasadori tha, se Majko po ecën në rrugë të drejt, ndërsa kam zhvilluar disa takime me Berishën, Tritan Shehun dhe Ferdinand Xhaferrin derisa PD po vendos në forume për rikthimin në parlament. Jam takuar dhe me Ministrin e Rendit Poçi dhe atë të Drejtësisë Panda.

Majko po sjell në qeverisje njerëz të rinj, tha Frowik por problem mbetet rendi. Rivendosja e tij do të thotë më shumë investime. Veç interesave të kompanive të telekomunikacionit, dje korporata amerikane “Evry Green”, fimosi një marrëveshje me qeverinë Majko për investime në transportin e brendshëm ajror të Shqipërisë.

Janë duke u zhvilluar takime edhe në kuadrin e asaj që quhet plan marshall për Ballkanin dhe politikën e zhvillimit ekonomik nëpërmjet ndërtimit të korridorevë. Në kuadrin Ballkanik mund të zhvillohet një takim nënrajonal me pjesmarrjen e kryeministrit shqiptar, atij malazes, maqedonas dhe nga Kosova ndoshta ndoshta me pjesmarrjen e Hashim Thaçit./tvklan.al

Gazetar – Alfred Peza






Të ngjashme