Ambasadori Amerikan para largimit – (28 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Me gjithëse kam qëndruar në Shqipëri vetëm dy muaj tani që po iki më duket se kanë ndodhur aq shumë ngjarje sikur të kishin kaluar disa vjet. Kështu është shprehur sot Ambasadori Amerikan Frowik vetëm pak ditë para mbarimit të statusit të tij diplomatik dhe largimit nga Shqipëria.
Kur erdha në këtë detyrë tha Frowik sigurisht që problemi kryesor jo vetëm i Shqipërisë por i gjithë diplomacisë ndërkombëtare ishte Kosova. Por falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Natos dhe Shqipërisë problem i Kosovës gjeti dhe po gjen akoma një zgjidhje. Pikërisht në këtë dhomë tha Frowik jam takuar me liderin e UÇK-së Hashim Thaçi dhe akademikun Qose dhe më vjen shumë keq që nuk munda të takohem me zotin Rugova.
Liria, demokracia dhe ekonomia tha Frowik kanë qenë tre drejtimet që SHBA u munduan të ndikojnë për rregullimin e tyre këtu në Shqipëri. Kemi mbështetur gjithmonë Ministrinë e Rendit për punën e saj pasi pas ngjarjeve tragjike të ’96, ’97 dhe ’98. Për të rivënë rendin duhen kurajo dhe imagjinatë.
Rikthimin e PD në parlament Ambasadori që zëvendësoj Linon e quajti një modernizim të saj por që sigurisht rëndësi ka dhe ndikimet që bënë SHBA. Mendoj se Shqipëria është në rrugë të mbarë përfundoi Frowik duke theksuar dhe marrdhëniet më të fundit ekonomike mes dy vendeve tona.
Me largimin e Frowik nga Shqipëria ish-analistit të vendeve Ballkanike në Departamentin e Shtetit, vendin e tij e zë Josef Himkre, i cili zyrtarisht do të përfaqësoj SHBA në Tiranë muajt që vjen./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj