Ambasadori britanik: Dhuna minon demokracinë


Ambasadori britanik: Dhuna minon demokracinë

15:23 16/03/2019

Për protestën e opozitës ka reaguar edhe ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman. Përmes një postimi në Twitter, ai kërkon nga protestuesit që të largohen nga aktet e dhunës.

“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna minon demokracinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore

”, shkruan ai.

/tvklan.al






Të ngjashme