Ambasadori Francez në Korçë – (2 Korrik 1999)


Ambasadori Francez në Korçë – (2 Korrik 1999)

11:12 02/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kanë qënë dy ditë të ngarkuara pune të Ambasadorit të Francës në Tiranë Patrik Krismo në qytetin e Korçës. Qëllim kryesor të vizitës së tij zoti Krismo pati analizën e punës së ambasadës si dhe të forcave francezë të vendosura në Korçë.  

Për ambasadorin francez ndihmat e ushtarëve të tij janë në disa drejtime. Kështu përveçse pastrimit të rrugëve të qytetit nga dherat ata do të merren me ndërtimin e infrastrukturës së shkollës “Raqi Qirinxhi”, rikonstruksionin e teatrit “Çajupi” si dhe në ndërtimin e aerodromit të Korçës.

Sipas zotit Krismo ushtarët francez janë mjaft të kënaqur me mikpritjen e popullit korçarë. Në axhendën e takimeve të ambasadorit francez ishte dhe një ndalesë me nxënësit e klasës dy gjuhëshe të shkollës “Raqi Qirinxhi”. Për nder të ambasadorit Krismo, nxënësit e shkollës së mesme “Tefta Tashko Koço” ka dhënë një koncert recital me pjesë të zgjedhur nga muzika klasike franceze.

Gjatë vizitës së tij ambasadori Patrik Krismo është shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Korçës si dhe nga komandanti i forcave franceze në Korçë./tvklan.al






Të ngjashme