Ambasadori Grek në Elbasan – (27 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ambasadori Grek Aleksandër Malias sot ishte në Elbasan. Pak ditë pas Ambasadorit Amerikan Limpreht, Elbasani ka pritur sot përfaqësuesin e shtetit grek në Shqipëri. Ndërrmeri inisiativa dhe mos prisni qeveritë u ka thënë Malias bashkiakëve elbasanas, duke u kujtuar se Greqi është dhe furnizuesi kryesor i ekonomisë shqipare.
Malias ka propozuar hapjen e një banke greke në Elbasan si dhe të një zyre koordinimi mes dhomave të tregtisë Elbasanase me ato të Kosturit, Follorinës, apo Kozanit. Kryebashkiaku elbasanas Engjëll Dakli nga ana e tij i ka kërkuar Ambasadorit Grek forcimin e marrëdhënieve dhe në fushën e arsimit e kulturës që gjithësesi nuk kanë munguar dhe më parë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame