Ambasadori i BE inkurajon prokurorët për të aplikuar për SPAK


Ambasadori i BE inkurajon prokurorët për të aplikuar për SPAK

18:57 04/02/2019

Kur kanë ngelur edhe tre ditë nga afati për aplikimet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ambasadori i Bashkimit Europian i ka bërë thirrje prokurorëve të kandidojnë.

Pas një takimi që pati me prokurorë dhe gjyqtarë, ia tha se shumë shpejt Shqipëria do të ketë institucionet e reja të drejtësisë, por edhe një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Sipas Ambasadorit, Reforma në Drejtësi është komplekse, por Bashkimi Europian po e ndjek nga afër. Deri tani, për të qenë pjese e Prokurorisë së Posaçme kanë aplikuar 12 prokurorë për 15 vende vakante të shpallura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Tv Klan






Të ngjashme