Ambasadori i OSBE Ahrens takim me Nanon – (30 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ambasadori i OSBE-së Gert Ahrens, ka nisur dje pasdite takimet përfundimtare me krerët e partive politike. Takimin e parë ai e ka zhvilluar në selinë rozë me kryetarin socialistë Fatos Nano. Ahrens ka pyetur për ecurinë e përgatitjeve të fushatës, plotësimin e detyrimeve ligjore të kësaj partie etj.
Nano tha, se Partia Socialiste ka dorëzuar në kohë të gjitha listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe ka mbyllur çdo detyrim me këtë komision. Tani tha Nano, socialistët janë gati të fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale. Ahrens ka nënvizuar se kjo fushatë duhet të jetë tepër qytetare dhe civile, pasi nga normaliteti i saj dhe procesit zgjedhor, varet mjaft ecja përpara e Shqipërisë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego