Ambasadori i OSBE Gert Ahrens takim me Sali Berishën – (30 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ambasadori i OSBE-së Gert Ahrens në vijim të takimeve të tij me drejtues të partive politike shqiptare është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e fushatës së demokratëve, kontestimet e tyre për procesin e deritanishëm, si dhe për incidentin ndaj nënkryetares së parlamentit Jozefina Topalli.
Sipas njoftimit zyrtar të PD, Ahrens ka deklaruar, se presidenti dhe Ministri i Rendit Spartak Poçi, mohojnë tërësisht këtë ngjarje. Berisha theksoi, se nga Mejdani dhe Poçi që ekzekutojnë ushtarët në Pallatin e Brigadave nuk mund të pritet veprim tjetër. Pas takimit Ahrens tha për TV Klan.
Gert Ahrens, Ambasadori i OSBE:- “Gjatë kësaj jave kam diskutuar dhe do të diskutojë me krerët e partive politike dhe drejtuesit e lartë të shtetit, për ecurinë e zgjedhjeve. Me drejtuesit e PD diskutuam rreth incidentit me nënkryetaren e parlamentit Jozefina Topalli. Ky incident duhet investiguar me shumë kujdes. Në këtë pikë mund të them se është shumë e rëndësishme që në Shqipëri të ketë një atmosferë sigurie për zgjedhjet”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego