Ambasadori i OSBE-së takohet me kryetaren e GJK-së


Ambasadori i OSBE-së takohet me kryetaren e GJK-së

14:34 23/12/2020

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, u takua, sot, për herë të parë, me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, për t’u njohur dhe për të diskutuar fuqizimin e bashkëpunimin mes Prezencës së OSBE-së dhe këtij institucioni thelbësor për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.

“Prezenca e mbështeti Gjykatën në hartimin e një strategjie shumëvjeçare dhe të një plani veprimi, me synimin për të siguruar efikasitetin dhe transparencën e Gjykatës Kushtetuese dhe për të kontribuuar në zbatimin e reformës në drejtësi”, thuhet në njoftim për mediat.

Del Monaco i uroi suksese anëtarit më të ri të Gjykatës, Altin Binaj, i cili u betua dje, dhe shprehu besimin e tij se bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse do ta bëjë Gjykatën Kushtetuese plotësisht funksionale shumë shpejt.

Ai theksoi se Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj./tvklan.al






Të ngjashme