Ambasadori i ri Amerikan Limpreht – (10 Shtator 1999)


Ambasadori i ri Amerikan Limpreht – (10 Shtator 1999)

19:51 10/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rendi Publik dhe siguria në vend janë prioriteti i marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë. Ambasadori Amerikan Limpreht që ka ardhur në fillim të javës në Tiranë e ka përkufizuar kështu thelbin e misionit të tij në Shqipëri. Gjatë një conference shtypi dhënë sot në Ambasadën Amerikane, Ambasadori Limpreht nuk ka hezituar të deklaroj se SHBA është veçanërisht e interesuar për stabilitetin në vend dhe se për këtë janë duke hartuar një sërë programesh të përbashkëta.

Ambasadori shtoi se ai po vinte në sallën e konferencës direkt nga një takim me Ministrin Poçi dhe ky është një fakt domethënës. SHBA vazhdimisht ka vënë theksin tek forcimi i rendit publik në Shqipëri dhe krijimi i garancisë për qytetarët shqiptarë dhe të të huaj. Këtë e përsëriti dhe ambasadori i ri, i cili shtoi se hapja e shërbimit konsullor është e kondicionuar për arritjet positive në fushën e rendit.

Limpreht vjen në Tiranë për herë të parë me titullin e ambasadorit, ashtu siç ka ndodhur edhe me zonjën Lino dhe zotin Rajerson. Dinamik dhe autoritar Ambasadori Limpreht u duk mjaft i sinqert kur deklaroi se ka ardhur për të mësuar në Shqipëri./tvklan.al






Të ngjashme