Ambasadori i ri Limpreht – (10 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ambasada Ameikane në Tiranë me ardhjen e ambasadorit të ri Josef Limpreht ka rritur aktivitetin diplomatik dhe raportet me politikën shqiptare. Limpreht është i pesti ambassador që drejton selinë e SHBA në Tiranë në historinë e marrdhënieve dypalëshe. Marrdhëniet me SHBA janë prioritet i politikës sonë të jashtme theksoi Kryeministri Majko. Ai vlerësoi prezencën e trupave ushtarake amerikane dhe atyre të Natos në Shqipëri dhe në rajon.
Ambasadori i ri Amerikan Limpreht ka shfaqur si prioritet të misionit të tij në Shqipëri gjendjen e rendit duke takuar me numrin një të ministrisë blu Spartak Poçi. Ai ka afruar asistencë maksimale dhe këshilltarë e specialist amerikanë në luftën anti-krim.
Sipas Ambasadorit Limpreht në Shqipëri do të vijnë forca të sigurisë të FBI-së në shuajtjen e vatrave anti-krim. Një tjetër takim ka zhvilluar në mesditë në selinë e Ambasadës Amerikane ambasadori i ri Limpreht me delegacionin e opozitës të kryesuar nga nënkryetari demokrat Genc Pollo, krye republikani Fatmir Mediu dhe deputetët Xhafërri e Demi para udhëtimit të tyre në Departamentin e Shtetit në Washington./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame