Ambasadori italian takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë – (28 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë, i kanë kërkuar sot ambasadorit italian Bova bashkëpunim më shumë mes ambasadës dhe institucioneve tregtare. Kryetari i Dhomës së Tregtisë Luan Bregasi, i ka kërkuar shtim të investimeve nga firmat italiane në Shqipëri. Kjo dhomë kërkon të rritet numri i bankave italiane në Shqipëri.
Ambasadori Bova, përveç mbështetjes i ka ofruar shërbim të shpejt për pajisjen me viza brenda dhjetë ditëve të gjithë biznesmenëve shqiptarë, si dhe organizimin e tryezave të shpeshta, mes firmave italiane dhe atyre shqiptare./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti