Ambasadori Limpreht dhe takimi me diplomatët ( 15 Tetor 1999)


Ambasadori Limpreht dhe takimi me diplomatët ( 15 Tetor 1999)

16:07 15/10/1999

Shtetet e Bashkuara i shohin marrëdhëniet me Shqipërinë si të afërta dhe pozitive. Ne duam shumë që ajo të jetë pjesëmarrëse e sukseshme në Paktin e Stabilitetit dhe në iniciativën për bashkëpunim në Europën Juglindore, por përgjegjësia për këtë sukses qëndron tërësisht mbi Shqipërinë dhe qeverinë e saj. Kështu është shprehur Ambasadori Amerikan Jozef Limpreht gjatë ceremonisë së dorëzimit të diplomave 30 oficerëve të Policisë Shqiptare Ka qënë një kurs 2 javor të organizuar nga programi i asistencës teknike për hetimet kriminale ndërkombëtare nën kujdesin e Departamentit të drejtësisë së SHBA-së.

Në këtë kurs kanë marrë pjesë oficerë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në të cilën janë diskutuar shumë çeshtje. Ndër më kryesorët të tyre kanë qënë parimet e punësimit, analza vjetore, formulimi i synimeve dhe objektivave për mësim e të tjerë. Në të ardhmen këta oficerë do të jenë trajnuesit e efektivave të tyre të cilat ata e drejtojnë vetë. Sipas zëvëndëministrit të Rendit publik Bajram Yzeiri, njohuritë e përfituara në këtë kurs trajnimi do të shërbejnë për rritjen e aftësisë zbuluese, parandaluese dhe goditse të krimit nga FNSH-ja./tvklan.al






Të ngjashme