Ambasadori Limpreht për zhvillimin e Shqipërisë – (9 Dhjetor 1999)


Ambasadori Limpreht për zhvillimin e Shqipërisë – (9 Dhjetor 1999)

20:29 09/12/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervista me Ambasadorin Amerikan në Shqipëri, Jozef Limpreht.

Jozef Limpreht, Ambasadori Amerikan:- “Ndihma e Qeverisë Amerikane për Shqipërinë sigurisht që do të vazhdojë. Në fakt gjatë këtij viti për nga sasia e fondeve ndihma është më e madhe për shkak të krizës në Kosovë. Por megjithëse vlera në dollare e saj mund të jetë më e ulët se sa ka qenë totalisht gjatë këtij viti, jam i sigurt se vitin që vjen ndihma do të jetë më e madhe se sa ishte parashikuar përpara ndihmës në Kosovë. Sigurisht në kontekstin e punës së Qeverisë Shqiptare për Paktin e Stabilitetit ne presim që ndihma për Shqipërinë të jetë më shumë se sa në nivelet e kërkuara. Gjithashtu mendoj që është e rëndësishme të vërehet që punën tonë po e bashkërendojmë me partnerë të tjerë që punojnë në Shqipëri. Si në planin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh, përfshi këtu Bashkimin Europian, OSBE dhe Këshillin e Europës”.

Gazetarja:- Zoti Ambasador si e vleresoni gjendjen aktuale ekonomike dhe politike në Shqipëri?

Jozef Limpreht, Ambasadori Amerikan:- “Ne jemi optimistë për situatën aktuale në Shqipëri. Ne besojmë se Qeveria e re ka shumë mbështetje në mbarë vendin, po kështu edhe nga faktori ndërkombëtar që është i interesuar për forcimin e stabilitetit në Shqipëri. Jemi të kënaqur me përkushtimin e Qeverisë në fushat e rendit publik, çështje që kanë të bëjnë me shtetin ligjor dhe veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. Jemi të interesuar dhe kemi punuar siç e dini, për të bindur opozitën të bashkëpunojë me Qeverinë përmes zyrës së OSBE, për çështje si lufta kundër korrupsionit. Në mendojmë së vendosja e rendit dhe pushtetit të ligjit janë themelet për zhvillimin e Shqipërisë. Pa këto nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe as stabilitet politik. Kështu që kjo është fusha e parë ku ne jemi të përkushtuar dhe jemi të kënaqur që jo vetëm Qeveria Shqiptare, por edhe partnerët tanë janë po aq të përkushtuar. Dhe mendoj që kjo është një shenjë shumë e mirë”.

Gazetarja:- Dje në një takim në OSBE opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë në komisionin e antikontrabandë. Si e komentoni?

Jozef Limpreht, Ambasadori Amerikan:- “Këtë koment do ta lë ta bëjnë udheheqësit e opozitës”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme