Ambasadori Limpreht, rikonstruksioni i Martenitetit – (9 Maj 2000)


Ambasadori Limpreht, rikonstruksioni i Martenitetit – (9 Maj 2000)

21:55 09/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në Maternitetin numër 1 të Tiranës është përuruar sot pavioni i foshnjave të braktisura. Ambasadori i SHBA në Tiranë Josef Limpreht së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Solis dhe Zv/kryeministren Makbule Çeço, kanë prerë shiritin e inagurimit. Ky pavion është rikostruktuar totalisht me fondet e Ambasadës Amerikane.

Kjo dhuratë bërë nga ambasada ka përfshirë në këtë pavion tre ambjente me dhjetë shtretër, ku aktualisht qëndrojnë 9 foshnje të braktisura. Para restaurimit në pavion ishte vetëm një dhomë, sot ambjentit të ri modern i është shtuar edhe një minikuzhinë.

Programi i rikonstruksionit në këtë maternitet do të vazhdoj me dhuratat e amerikanëve, ku së shpejti do të ngrihet edhe qendra e trajnimit të grave. Ndërsa ushtarakët amerikan kanë dhuruar në spitalin e Kirurgjisë, aparatura të reja për operacionet./tvklan.al






Të ngjashme