Ambasadori Lu: Qeveria, prokuroria dhe policia dështuan të arrestojnë Kelmend Balilin


Ambasadori Lu: Qeveria, prokuroria dhe policia dështuan të arrestojnë Kelmend Balilin

11:05 05/07/2018

Ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se Qeveria ka dështuar të arrestojë Kelmend Balilin, të cilësuar si “Eskobar i Ballkanit”. Këtë deklaratë Lu e bëri gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe sfida”, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama e ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokurorisë dhe polici, dështimi për të arrestuar Kelmend Balilin. Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet policia, qeveria dhe prokurorët nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin që ta arrestojnë. Askush nuk është mbi ligjin. I bëjmë thirrje Kryeministrit Rama, ministrit Xhafaj, policisë dhe prokurorëve që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë

“, u shpreh ambadori Lu.

Ambasadori amerikan renditi edhe arritjet e Qeverisë dhe të Policisë së Shtetit.

“Shqipëria mbështeti arrestmin e trafikantit të madh Met Kanani në Turqi. Dogana shqiptare zbuloi 613 kg kokainë kolumbiane që çoi në zbulimin e trafikantit Arbër Çekaj. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku ndiqen penalisht. Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha po gjykohen. Hetimi kundër Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës vazhdon. Shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohore, por duam të shohim rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të dënohen, ku do të ishte sukses”

, deklaroi ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. /

tvklan.al






Të ngjashme