Ambasadori Lu takim me Ramën në Kryeministri
Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” më kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.
Takimi vjen një ditë pasi kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një takim më kreun e opozitës Lulzim Basha dhe Presidentin në detyrë, Bujar Nishani. Takim ishte thirrur nga Kreu i Shteti dhe zgjati 3 orë. Edhe pas këtij takimi palët politikë nuk arritën të gjenin një zgjidhje të krizës politike ku është përfshirë vendi që prej 18 shkurtit kur opozita nisi protestën e saj përballë kryeministrisë.
Kreu i qeverisë Rama ka paralajmëruar një konferencë me gazetarët në orën 12:00.
Ndërsa kryeopozitari Lulzim Basha ka thirrur në një takim sot në orën 13:30 ambasadorët e Bashkimit Europian. /tvklan.al