Ambasadori Lu takim me Ramën në Kryeministri


Ambasadori Lu takim me Ramën në Kryeministri

12:30 06/07/2017

Ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi këtë të enjte një takim me Kryeministrin Edi Rama, në zyrat e qeverisë.

Ky është takimi i tyre i parë pas zgjedhjeve të 25 Qershorit, të fituara bindshëm nga Partia Socialiste, e cila mund ta qeverisë e vetme vendin në katër vitet e ardhshme.

Asnjëra nga palët nuk kanë dhënë informacion lidhur me temën e takimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadori Lu kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi dhe ligjit të Vettingut, proces i cili pritet të fillojë së shpejti në vendin tonë./tvklan.al






Të ngjashme