Ambasadori Lu takohet me Bashën
Situata politike në vend e ka detyruar Ambasadorin amerikan, Donald Lu të zhvillojë një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Kësaj radhe ishte menduar që takimi të mos zhvillohej në selinë blu, por në një prej lokaleve në zonën e ish – Bllokut, ku për afro 40 minuta Ambasadori Lu dhe kyetari i PD-së Basha kanë drekuar.
Ndonëse nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga zyra e shtypit pranë selisë blu, mësohet se Vettingu ka qënë në qendër të takimit.
Prej më shumë se dy javësh opozita ka bojkotuar punimet e parlamentit duke e kushtëzuar vetingun me qeverinë teknike si e vetmja mundësi që mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Tv Klan