Ambasadori në NATO, Presidenca sqaron kur do të dekretohet Visho Ajazi
Burime nga Presidenca thonë se ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika do të dekretohet Ambasador i ri i Shqipërisë në NATO pas paraqitjes së tij në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.
Sqarimi vjen pasi gjatë ditës së martë, Presidenti Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Leonard Demi.
“Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
”, thuhet në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.
Presidenti Meta beson se Ajazi do ta realizojë me shumë sukses detyrën e tij në NATO./tvklan.al