16:08 20/03/2014Ambasadori Rus në Tiranë, Leonid Abramov, duke sqaruar, sikurse tha, mediat dhe opinionin publik shqiptar mbi çështjen e Krimesë, tha se nuk është i autorizuar të flasë nëse Kosova mund të kërkojë të bashkohet me Shqipërinë, duke marrë si precedent referendumin e banorëve të krimese për tu bashkuar me Rusinë.Edhe pse pranoi sërish se nuk ishte i autorizuar të fliste mbi njohjen ose jo të shtetit të Kosovës, Ambasadori Abramov, tha se paralelizmi mes Kosovës dhe Krimesë qëndron, me disa ndryshime.Leonid Abramov shprehu keqardhjen mbi qëndrimin që ka mbajtur shteti shqiptar duke e konsideruar si të paligjshëm referendumin në krime dhe duke i bërë thirrje Federatës Ruse që të ndalojë veprimet në mbështetje të kësaj inisiative. Abramov u shpreh i pakënaqur edhe ndaj ish kryeministrit Berisha, për të cilin tha se nuk e njeh historinë. Në një postim në facebook, Berisha ka thënë se Vladimir Putin riktheu ne kujtese historike zhvillime te ngjashme me ato te Adolf Hitlerit ne gjysmen e dyte te viteve 30-te dhe te Leonid Brezhnjevit te viteve 60.