Ambasada e SHBA distancohet nga manifestimi


Ambasada e SHBA distancohet nga manifestimi

19:00 02/03/2020

Kim: Nuk kemi asnjë lidhje me këtë tubim

Teksa Presidenti Ilir Meta tundi flamurin amerikan dhe tha se ai ishte mbrojtës i flaktë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane në Tiranë u distancua nga manifestimi dhe përdorimi i flamurit amerikan aty.

“U surpizova që në “manifestimin” e mbrëmjes së sotme pashë flamurin amerikan. Për të evituar çdolloj konfuzioni, dëshirojmë të qartësojmë se teksa SHBA mbështet të drejtën e një proteste paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruajti Kim në një postim në Twitter./tvklan.al






Të ngjashme