Amendamenti Arbnori (03 Gusht 1998)
Partia Demokratike po proteston në këto momente në mbrojtje të amendamentit Arbnori. Demokratët në mitingun para godinës së Parlamentit po kundërshtojnë projektligjet për Radio Televizionet i cili sipas tyre synon në terrin informativ të Opozitës. Ndërkohë kryetari i Komisionit të Medias Musa Ulqini shprehet se në projekt ligjin për Radio Televizionet është garantuar e drejta e Opozitës për të paraqitur opsionet e saj.
“Nuk ka fare vend për një amendament siç është ai Arbnori sepse nga tani e tutje, transmetuesi shtetëror kthehet në transmetues publik dhe është në varësi të drejtpërdrejtë të publikut dhe jo të shtetit. Ka një serë mekanizmash që sigurojnë jo vetëm pavarësi në mënyrën se si informohet, por dhe praninë e Opozitës sa herë që është e nevojshme.”– u shpreh Ulqini./tvklan.al