Amendamenti kushtetues i PD-së për Kryeprokurorin/Ekspertët prezantojnë raportet
Këshilli i Legjislacionit vijoi me dëgjesat e ekspertëve të partive politike për amendamentin kushtetues të propozuar nga opozita për zgjedhjen e Kryeprokurorit.
Demokratët e cilësojnë antikushtetuese zgjedhjen në seancën e 18 Dhjetorit të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku.
Opozita kërkon që deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, funksionet e tij të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e anëtarëve të tij, mes kandidaturave të propozuara nga Gjykata Kushtetuese, për një mandat të përkohshëm e që të kenë kaluar Vettingun.
Ndërsa për maxhorancën procedura e ndjekur nga parlamenti është në përputhje me ligjin themeltar të shtetit dhe se zëvendësimi i Arta Markut do të bëhet pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ndarja e qëndrimeve mes palëve u vu re edhe në prezantimin e dy raporteve nga ana e ekspertëve të partive politike në mbledhjen e Këshillit.
Tv Klan