Amerika goditet nga një stuhi tjetër, 22 të vdekur
Amerika Qëndrore është goditur nga stuhia tropikale ‘Nate’.
Njëzet e dy persona kanë vdekur në Costa Rica, Honduras dhe Nicaragua, ndërsa 20 të tjerë janë shpallur të humbur.
Stuhia ka shkaktuar shira të dendur, rrëshqitje dherash dhe përmbytje, duke dëmtuar shtëpi, ura dhe ka bllokuar rrugët.
Në Costa Rica rreth 400,000 persona janë pa ujë të pijshëm, ndërsa mijëra të tjerë kanë fjetur në streha të siguruara.
Stuhia ‘Nate’ po i drejtohet në veri duke shkuar drejt SHBA-së. Florida, New Orleans dhe Louisiana kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Kryebashkiaku i New Orleans, Mitch Landrieu në një postim në
u ka kërkuar njerëzve që jetojnë në vendet të ulëta të evakuohen.
“Nuk ka vend për panik. Jini gati dhe përgatituni. Bëni një plan. Mbroni pronat tuaja private”,
shkroi Landrieu.
/tvklan.al