
Amerika “mposht” Kinën
Superkompjuteri më i shpejtë në botë është amerikan. Rekordi i ri është vendosur nga SHBA pas 5 vitesh që mbahej nga Kina, kundërshtari më i fortë në teknologjinë informatike.
Kjo është arritur falë Summit, kompjuteri që në një sekondë është në gjendje të kryejë llogari matematikore, që një kompjuteri tjetër do t'i duheshin 30 vjet, ndërsa një njeriu plot 6.3 miliardë vjet për t'i përmbushur. Departamenti i Energjisë Amerikane e ka bërë të ditur arritjen e fundit, ku theksohet se kjo makinë, që është më inteligjentja në botë, është operative pranë Laboratorit Kombëtar Oak Ridge.