Amerika voton, Opinion direkt nga Washingtoni (2008)
Autori: Blendi Fevziu
22:43 04/11/2008Opinion-Opinioni publik në Shqipëri po ndjek me interesim zgjedhjet presidenciale në SHBA. Shumë nga qytetarët shqiptarë i shohin me admirim zgjedhjet amerikane, si një model për të përmirësuar proceset zgjedhore të Shqipërisë dhe shumë të tjerë i ndjekin si një ngjarje e madhe e një vendi të rëndësishëm mik dhe aleat.
Për të ndjekur më nga afër këtë proces dhe për të informuar publikun shqiptar gazetari Blendi Fevziu ka transferuar emisionin në Washington. Ndërkohë emisioni zhvillohet në 3 studio njëkohësisht, Blendi Fevziu në Washington, Baton Haxhiu Prishtinë, Sonila Meço Tiranë të cilët përmes lidhjeve direkte transmetuan informacionet më të fundit.
“Kjo është një fushatë rekord sepse pjesëmarrja e votuesve është sa trefishi i regjistruar në rekordinparaprak. 24 milonë amerikanë kanë votuar dhe vijon të jetë rekord numri i njerëzve që mbajnë radhë për të votuar. Në rast se Barack Obama zgjidhet president ai do të jetë i pari President me ngjyrë pas 232 vjetësh. Në rast se fiton John McCain, do të jetë Presidenti më i vjetër në moshë që do të zgjedhet”, tha Fevziu./tvklan.al
Të ftuar: Kreshnik Collaku zv/ambasador i Shqipërisë në SHBA, Avni Mustafa drejtor Ekzekutiv i NAAC, Berat Buzhala kryeredaktor i Express, Ergys Islamaj, Arben Hoti, Florion Bregasi, Eduart Zaloshnja.