Amerikanët do të fitojnë olimpiadën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë fituesit e lojërave olimpike Rio 2016. Ky është parashikimi i bankës së njohur “Goldman Sachs”. Analistët e saj vlerësojnë se medaljet në total do të jenë 106, nga të cilat 45 do të jenë të arta.
Një dominim i amerikanëve ndaj Kinës, që do të jetë ndjekëse me 89 medalje të total, nga të cilat 36 të arta, ato që përcaktojnë edhe renditjen përfundimtare.
Sipas përllogaritjeve të specialistëve të “Goldman Sachs” në vendin e tretë do të jetë Britania e Madhe me 23 medalje të arta, 6 më pak se në lojërat e mbajtura para 4 vitesh në Londër.
Skuadra britanike do të përfitojë edhe nga dënimi i Rusisë në disa disiplina për shkak të dopingut. Vetëm nga kjo masë Rusia parashikohet të marrë 10 medalje të arta më pak në krahasim me 2012.
Brazili, si vendi organizator do të ngjisë shkallë në klasifikimim falë edhe mbështetjes së spektatorëve të shumtë në stadiume.
Rio 2016 do të nisë më 5 Gusht dhe do të zgjasë deri më 21 Gusht.
Tv Klan