Amerikanët në ankth. Kush do t’i drejtojë 4 vitet e ardhshme? (9 Nëntor 2000)


Amerikanët në ankth. Kush do t’i drejtojë 4 vitet e ardhshme? (9 Nëntor 2000)

11:52 09/11/2000

Si asnjëherë më parë gjatë historisë së tyre, megjithëse kanë kaluar dy ditë nga përfundimi i votimeve, amerikanët ende nuk e dinë se kush do t’i udhëheqë në 4 vitet e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë. Në shtetin e Floridas ka nisur procesi i rinumërimit të votave që dje pasdite në orën 18:00 me orën shqiptare. Ky proces pritet të përfundojë mbrëmjen e sotme për t’i dhënë fund enigmës se kush është Presidenti i ri i SHBA-së, Xhorxh Bush apo Algor.

Nga numërimi i votave në shkallë vendi, kandidati demokrat kryeson me rreth 200 mijë vota më shumë, por kjo nuk i jep atij mundësinë të zëvëndësojë Klintonin. Kjo sepse sipas ligjit amerikan të zgjedhjeve mund të bëjë të fitosh shumicën e votave të përgjithshme, por mund të mos zgjidhesh president. Kjo ka ndodhur në 3 raste gjatë historisë së zgjedhësve në SHBA.

Rinumërimi i votave në Florida, përmbysi rezultatin e shpallur dje në mëngjes sipas të cilit kandidati republikan Bush ishte zgjedhur presidenti i SHBA-së./tvklan.al






Të ngjashme