Amnisti për gratë e burgosura
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ka shërbyer si një lajmës i mirë për gratë e burgosura.
Teksa i tregoi se nga amnistia e këtij viti përfitojnë shumë prej tyre, Ministri i siguroi ato se shteti do t’i përkrahë edhe në punësim.
Kjo mbështetje do të jetë edhe për të gjitha gratë pas lënies së qelive. Ministri i Mirëqenies i shpërndau të dënuarave byzylykun me fushatën kundra dhunës, si shenjë për t’i kërkuar atyrë të zgjedhin të jetojnë pa dhunë.
Tv Klan