Amnistia, 900 persona lënë burgjet
Sot, 900 të dënuar dhe të paraburgosur në të gjithë vendin kanë lënë qelitë e burgut pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se kanë përfituar më shumë nga amnistia të miturit dhe femrat.
Krahas kësaj kanë përfituar ata persona që janë dënuar deri në tre vjet ose ajo kategori personash që i kanë mbetur tre vjet dënim por që nuk kanë kryer vepra penale që cilësohen si krime të rënda.
Krahas të burgosurve që u liruan menjëherë, përfitues do të jenë edhe 1000 persona të mbikqyrur. Të gjitha dosjet e këtyre veprave penale të ndodhura para 31 dhjetorit të vitit të kaluar do të pushohen nga prokuroria gjatë procesit gjyqësor.
tvklan.al