Amnistia për masat ndaj koronës
Zyrtarizohet falja për gjobat dhe bllokimin e makinave
Brenda 15 majit qytetarët do marrin lekët mbrapsht, makinën dhe patentën e bllokuar për shkak të gjobave.
Komisioni i Ekonomisë këtë të shtunë, në një mbledhje online, i hapi driten jeshile miratimit në parlament të aktit normativ të qeverisë, i shpjeguar nga ministri Ahmetaj.
Arben Ahmetaj tha se nuk do të ketë më asnjë falje të gjobave apo kamatvonesave në pagimin e taksave nga bizneset. Edhe opozitarët e rinj votuan pro faljes së gjobave, por shfaqën disa vërejtje.
Marrja e parave do të bëhet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të individit të gjobitur. Deri më tani policia ka vendosur 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti, të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vite dhe bllokim të makinës.
Jo të gjithë kanë shlyer detyrimin, por atyre që janë treguar korrekt dhe kanë bërë pagesën do t’u kthehen lekët mbrapsht.
Klan Plus