Amnistia, përfitojnë 670 të dënuar
Duke nisur nga janari i vitit që vjen 670 persona do të përfitojnë nga amnistia. Projektligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë parashikon falje për të gjithë ata të dënuar deri në dy vjet apo që i kanë mbetur edhe dy vjet të tjera për të shlyer nga dënimi. Ministri Manjani tha në komisionin e ligjeve se këtë vit është menduar të ketë amnisti të dënimit dhe ndjekjes penale. Nga falja përjashtohen veprat e rënda penale.
“
Ata zyrtarë publik që gjenden nën akuzë apo të dënuar nuk përfitojnë, përsëritësit, ushtruesit e dhunës në familje, krimet seksuale ndaj të miturve nuk amnistohen edhe vrasjet, Kemi propozuar që të shtrijmë amnistinë edhe ndaj ndjekjes penale kur akuza për një vepër penale se kalon dënimin me dy vjet dhe propozojmë dhe një amnisti për të gjithë ata persona që deri në prill dorëzojnë armët në komisariat
”, tha ministri i Drejtësisë, Manjani.
Përparësi nga amnistia do të kenë 15 gra, 7 burra të moshuar, 8 të mitur, si dhe ata të dënuar që vuajnë me sëmundje vdekjeprurëse.
Tv Klan