Amulli me procesin e aplikimit për universitet


Amulli me procesin e aplikimit për universitet

14:45 28/07/2016

Amulli me procesin e aplikimeve për universitet. Mungesa e informacionit nga Ministria e Arsimit po rrezikon mijëra maturantë që këtë vit duhet të regjistrohen në fakultete të ndryshme.

Si asnjëherë më parë, kur po mbaron muaji Korrik, ata nuk dinë ende se çfarë hapash do ndjekin për të fituar një të drejtë studimi dhe rrezikojnë të humbasin vitin, duke mos aplikuar në kohë.

Ajo çfarë dinë maturantët është thjesht pagesa prej dy mijë lekësh që duhet bërë brenda datës 29. Kjo ka çuar në radhë të gjata në zyrat postare.

Ministria e Arsimit e publikoi vetëm dje udhëzimin, duke u lënë vetëm dy ditë kohë për të kryer pagesën që u jep të drejtën maturantëve që të bëhen pjesë e procesit të aplikimit.

Nëse mandatin e pagesës nuk e dorëzon gjimnazin që ka ndjekur brenda datës 29 Gusht, atëherë atij i hiqet e drejta e studimit.

Këto afate të limituara dhe mungesa e informimit po u rrezikon vitin akademik mijëra të rinjve. I ndarë në një grafik sipas qarqeve, Ministria e Arsimit ka përcaktuar vetëm një ditë afat për rrethet si Tropoja, Kukësi, Hasi, Dibra, Vlora, Shkodra, Lezha, Elbasani e shumë të tjera. Vetëm Tirana, Kavaja e Durrësi kanë tre ditë afat.

Tv Klan






Të ngjashme