“Ana Tjetër” e Kahramanit
Kahramani i serialit “Një Pjesë e Imja” vjen siç nuk e keni parë kurrë më parë.
“Haberturk” ka publikuar fotot e para të “Ana Tjetër”, një film nga Ozcan Deniz, i cili ndan rolet kryesore me aktoret bukuroshe Meryem Uzerli (e njohur për rolin e sulltaneshës Hurrem) dhe Asli Enver. Publiku do të çuditet tej mase, pasi ky është filmi i parë në zhanrin “Thriller” i Denizit. “Xhirimet ishin të vështira por ia vlejti”, tha Ozcan Deniz. Megjithëse xhirimet e filmit vazhdojnë ende, ai tashmë është shitur në tetë shtete. Nuk dihet ende data e saktë në të cilën filmi do të shfaqet në kinematë turke dhe ato në rajonit. /tvklan.al