Analistët: E vështirë të parashikosh fituesin në SHBA


Analistët: E vështirë të parashikosh fituesin në SHBA

19:17 03/11/2020

Sondazhet favorizojnë Biden, por Trump po merr terren

Demokrati Joe Biden prin në të gjitha sondazhet për zgjedhjet e kësaj. Parashikohet që Biden të fitojë një mbështetje popullore me 51.5% kundrejt 44.4% që mund të marrë Donald Trump.

Megjithatë, ky grafik e tregon qarët se ditët e fundit, kandidati republikan është në rritje të vazhdueshme, ndërsa demokrati po pëson rënie të lehtë. Diferenca mes tyre është ngushtuar në 7 pikë përqindjeje, teksa në fillim të muajit të kaluar ishte 10%.

Presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga vota popullore, por nga vota e anëtarëve të kolegjit zgjedhor. Çdo shtet federal dërgon një numër të caktuar anëtarësh, mbi parimin “fituesi i merr të gjithë”.

Nga  538 anëtarë, kandidatëve u duhen të paktën 270 për t’u zgjedhur president. Edhe për këtë institucion, sondazhet parashikojë fitoren e Biden-it.

Megjithatë, mes të pavendosurve renditen të paktën 8 shtete që do të luajnë rolin kyç në përcaktimin e fituesit, ku renditet si gjithmonë Florida, por edhe Pensilvania, Uiskonsini, Miçigani e Arizona.

Tv Klan






Të ngjashme