Analiza 3 mujore e policisë së qarkut Elbasan – (18 Prill 2001)


Analiza 3 mujore e policisë së qarkut Elbasan – (18 Prill 2001)

18:38 18/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Policia e Elbasanit, gjatë tre muajve të këtij viti është munduar të parandalojë krimin me metoda policore, pastaj ta godasë edhe ta zbulojë atë”. Kështu është shprehur drejtori i policisë së Elbasanit Edmond Koseni, në analizën e drejtorisë së policisë së qarkut Elbasan. Nga 65 vepra penale, janë zbuluar 58, ose ndryshe 90%. Krimi kundër personit nga 41 raste, 40 prej tyre janë zbuluar.

Kolonel Edmond Koseni:- “Gjatë këtij tre mujori kemi një rritje numerike të veprave penale të ndodhura me katër vepra, por kjo nuk tregon rritjen e kriminalitetit, por një evidentim të saktë të rasteve të kriminalitetit, ku mund të themi se është evidentuar çdo krim, sado i thjeshtë që të ketë qenë ai”.

Në këtë analizë tre mujore, merrte pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Bilbil Mema, i cili ka vlerësuar punën e bërë, ndërsa pyetjes së gazetarit tonë lidhur me kandidimin e disa oficerëve të policisë në zgjedhje, ai shprehet.

Bilbil Mema:- “Kjo është normale dhe me Kushtetutë çdo shtetas shqiptar, ka të drejtë të vërë kandidaturën për deputet vetë ose në një subjekt politik dhe mendoj se deri tani nuk ka një shkelje ligjore. Ata nuk duhet të merren me politikë, derisa emri i tyre të dali si kandidatë”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme