Analiza e gjakut mund të zbulojë mbi 50 lloje kanceri
Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë për më shumë se 50 lloje kanceri, zakonisht përpara se sëmundja të japë shenja ose simptoma. Është ky përfundimi i shkencëtarëve.
Sipas tyre, kjo mund të ndihmojë në diagnozën e tumoreve herët dhe bëhet kështu më i lehtë trajtimi i tyre. Më shumë se 99% e rezultateve pozitive janë të sakta sipas ekpit të kërkimit.
Mjekët janë duke e provuar këtë analizë tek disa pacientë, por thonë se duhen akoma më shumë studime. Informacionet e para sugjerojnë se analiza zbulon më mirë sëmundjet e avancuara, çka bën kufizon se sa i përdorueshëm bëhet në të ardhmen.
Analiza kërkon për ndryshime kimike në kodin gjenetik. Sipas BBC kjo është pjesa e tumorit që rrjedh nëpër gjak.
Kërkuesit nga Instituti i Kancerit Dana-Farber, Shkolla Mjekësore e Harvardit, si dhe Universiteti i Londrës kanë testuar më shumë se 4000 pacientë, ku disa ishin me kancer e disa nuk ishin të sëmurë.
Të sëmurët kishin lloje të ndryshme kanceri, që nga ai i zorrës, mushkërive e deri te kanceri ovarian. Në 96% të rasteve, analiza zbuloi llojin e kancerit.
“Kjo analizë gjaku duket se i ka të gjitha mundësit e nevojshme që të përdoret në popullatë, si një analizë ekzaminimi për llojet e ndryshme të kanceri”, tha Geoff Oxnard, drejtuesi i projektit.
Ai u shpreh se për momentin kjo analizë është në testim, por njerëzit kanë filluar ta kërkojnë që ta përdorin./tvklan.al