Analiza e plotë për koronavirusin kryhet në ISHP


Analiza e plotë për koronavirusin kryhet në ISHP

17:18 15/02/2020

Në vend nuk ka asnjë rast. Manastirliu: Forcojmë kapacitetet

Analiza e plotë e koronavirusit do të kryhet në Institutin e Shëndetit Publik. Nëse më parë ato dërgoheshin në një laborator reference jashtë vendit, tashmë kjo analizë kryhet në Shqipëri.

Teksa inspektoi laboratorin e institutit të shëndetit publik , ministrja e shëndetësisë Ogerta Manstirliu tha se analizë vjen në kuadër të përforcimit dhe rritjes së kapaciteteve për zbulueshmërinë e koronavirusit.

“Jemi sot një hap përpara për forcimin e kapaciteteve tona për identifikimin dhe zbulueshmërinë e koronavirusit të ri, pasi, pas kryerjes së koronaviruseve, edhe analiza e konfirmuar kryhet në laboratorin e ISHP, i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”.

Sipas Manstirliut përballë këtij rreziku global janë gati edhe planet e reagimit sipas shkallës së rrezikshmërisë.

Dy shtetas kinezë dhe 4 shqiptarë u janë nënshtruar analizave si të dyshuar për koronavirus. Deri tani në vendin tonë nuk është konfirmuar asnjë rast, si mbartës i kornavirusit.

Tv Klan






Të ngjashme