Analiza e Policisë Gjirokastër (11 Dhjetor 1999)


Analiza e Policisë Gjirokastër (11 Dhjetor 1999)

12:15 11/12/1999

Rezultatet inkurajuese të Policisë së Prefekturës së Gjirokastrës gjatë këtij viti duhen çuar më përpara vitin e ardhshëm. Ky ishte konkluzioni i arritur sot gjatë analizës së punës 1 vjeçare të kësaj policie. Drejtori i kësaj policie, Kolonel Pjerin Ndreu ndër të tjera tha se gjatë këtij viti vëmendja u përqëndrua sidomos në zbulimin e autorëve të veprave penale. Nga 224 vepra të tilla policia zbuloi 180 prej tyre, ndaloi 269 persona si të dyshuar nga të cilët arrestoi 227.

E dukshme ka qënë dhe forca zbuluese ndaj krimev kundër personit. Zëvëndës Ministri i Rendit Publik, Bajram Yzeiri i pranishëm në këtë analizë i vlerësoi si inkurajuese rezultatet e arritura nga kjo Drejtori Policie. Por gjatë vitit 2000 tha ai ato duhen çuar më përpara gjë që arrihet nëpërmjet përqëndrimit të shërbimeve policore në parandalimin e krimit të rrugës, krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale, grumbullimit të armëve dhe zbulimit të krimit ekonomik./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme