Analiza e policisë në jug të vendit, merren masa disiplinore për policët (21 Tetor 2000)
Problemet dhe arritjet e rendit janë evidentuar në analizën tremujore të forcave blu në Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë. Në këto rrethe, gjatë tre muajve nuk është shënuar asnjë vrasje. Puna e mirë në komisariate ka bërë që nga 52 vepra penale, të zbulohen 48. % më të lartë të këtyre veprave penale e zë rrethi i Gjirokastrës. Në rajonet jugore të vendit tonë është vënë re një tendencë në rritje e krimit në zonat urbane dhe një ulje e dukshme në zonat rurale.
Autorët e veprave penale janë 69 persona prej të cilëve 43 veta ndiqen nga gjykata në gjendje arresti. 16 persona janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa pjesa tjetër ndiqen në gjendje të lirë. Karakteristikë e veprave penale është se në pjesën më të madhe të tyre ato janë kryer nga shtetas në moshën deri në 20 vjeç. Një punë e mirë është bërë në këto rrethe dhe në Policinë Rrugore kur vjelja e gjobave është bërë në kohën e duhur, janë arritur të bllokohen dhe automjetet që u ka munguar dokumentacioni përkatës.
Ndërkaq nuk ka reshtur dhe pastrimi i radhëve të policisë nga uniformat blu të përfshira në trafiqe të ndryshme. Nga radhët e bluve janë marrë masa disiplinore për 45 policë që nga niveli i gradave të ulta deri tek oficerët e policisë./tvklan.al