Analiza e Task Forcës (26 Korrik 1999)
Taskë Force bën analizën e 5 muajve që nga formimi i saj. Të vendosur në atë që kanë nisur ndihen përgjegjës në mosrealizimin e diçkaje. Nga shteti kërkojnë aprovimin e menjëhershëm nga Parlamenti të ligjit të Policisë Elektrike, për të patur kështu mundësi dhe të drejtën e sekuestrimit. Ata kërkojnë dhe mirëkuptim me drejtorin e ndërmarrjes së tyre. Për këtë shpjegon inxhinieri Pirro Fera.
Pirro Fera: Në qytetin e Tiranës janë kryer rreth 3 mijë kontrolle. Janë kontrolluar rreth 3 mijë abonentë. Në kontrollet e ushtruara kanë rezultuar rreth 250 abonentë me shkelje që nënkupton vjedhje të energjisë elektrike të cilat janë të natyrave të ndryshme, ose ndërhyrjet në matësat elektrike ose marrja e linjave të dyta jashtë matësit. Për të gjitha shkeljet e konstatuara janë vendosur penalitete, pra gjoba të shkallëve të ndryshme që në total kapin rreth 60 milionë lekë të vjetra. Po të ecet me këto ritme të vjedhjes dhe marrjes së energjisë elektrike pa kontratë atëherë do të shkojmë drejt kandilit. Qëllimi i këtyre konsumatorëve është: nëqoftëse ai konsumon fjala vjen 2 mijë kilovatorë në muaj në bashkëpunim me elektricistin ky ul gjendjen e matësit nga 2 mijë në dyqind./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti