Analiza e UEFA për Shqipërinë


Analiza e UEFA për Shqipërinë

15:18 23/09/2016

UEFA analizoi paraqitjen e skuadrave finaliste të Euro 2016. Në një raport të detajuar Shqipëria u cilësua si një ekip i organizuar në mbrojtje dhe me rreshtimet 4-5-1 ose 4-1-4-1, por që përshtatet në varësi të lojës në momentin kur është sulmuese, ku shfaqet tepër e shpejtë.

Lojtarët e Kombëtares së drejtuar nga Gianni De Biasi janë të shpejtë në lëvizjet e tyre nga mbrojtja në sulm dhe anasjelltas.

Arlind Ajeti cilësohet si tepër efektiv në dyluftimet me kundërshtarin. Kombinimet më të shpeshta janë mes Esleid Hysajt dhe Amir Abrashit. Mesfushori i Freibrug është edhe kryesori për pasimet 109, i ndjekur nga Burim Kukeli me 92 dhe Mërgim Mavraj me 90.

Në përgjithësi Shqipëria luan me pasime të distancave të mesme dhe më pak me ato të gjatë. Ndeshja ku kuqezinjtë vrapuan dhe vuajtën më shumë ishte me Francën, ndërsa renditet ndër të fundit për distancën mesatare të përshkuar dhe mbajtjen e topit.

Pjesëmarrja në Euro 2016 ishte një debutim absolut për Shqipërinë që e mbylli me 1 fitore dhe 2 humbje, në grupin ku ndodheshin vendi organizator Franca, Zvicra dhe Rumania./ TV KLAN






Të ngjashme