Anastas Angjeli konferencë për FMN (13 tetor 1998)
Shqipëria vazhdon të ketë mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe atë të Bankës Botërore. Ministri i ri i Financave, Anastas Angjeli ka dhënë sot konferencën për shtyp. Ai ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij në Uashington ku sipas tij është bërë analiza e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore gjatë vitit që shkoi. Gjatë një periudhe tre ditore ai ka zhvilluar takime të ndryshme me personat që punojnë për Shqipërinë ku çështjet kryesore që janë diskutuar kanë qënë paraqitja e kuadrit të strategjisë së huasë nga Banka Botërore dhe njëkohësisht paraqitja e hollësishme nga kjo bankë për rekomandime që përbëjne thelbin e reformes e cila konsiston në reformen në qeveri, drejtësi, sektorin financiar, bujqësi dhe privatizim.
Pamje Ministri i Financave Anastas Angjeli konferencë shtypi./tvklan.al