Anastas Angjeli, videokonferencë me drejtoreshën e Bankës Botërore Hartman (28 Maj 1999)


Anastas Angjeli, videokonferencë me drejtoreshën e Bankës Botërore Hartman (28 Maj 1999)

11:49 28/05/1999

Ndihmë pa kushte specifike është konsideruar shuma prej 200 milion dollarësh që grupi 24 shteteve donatore i dhanë Shqipërisë në takimin e Brukselit disa ditë më parë. Këtë e kanë bërë të ditur për gazetarët Ministri i Financave Anastas Angjeli dhe Drejtoresha e Bankës Botërore Hartman në lidhje direkte nga Brukseli në një videokonferencë.

Edhe pse pa kushte specifike kjo ndihmë e pasuar me shuma të tjera më vonë është në vazhdën e marrëveshjes Esap 2 e cila mbikqyret çdo 6 muaj. Donatorët kryesorë monitorojnë progresin në programet e reformës ekonomike. Përveç mbulimit të ndihmave buxhetore si pasojë e mbajtjes së refugjatëve kosovarë ndihmat financiare do të shtrihen dhe në plotësimin e nevojave për Rendin, Pushtetin Lokal, infrastrukturën dhe arsimin./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme