Anbeta Toromani zhvillon recitalin e saj të parë në TOB (21 maj 2001)
Në sallën e TOB-së është zhvilluar recitali i parë i balerinës së njohur Anbeta Toromani. Salla e mbushur plot nga publiku kryeqytetas dhe duartrokitjet e tyre, kanë bërë që ky recital i kësaj balerine të quhet një sukses i vërtetë. Anbeta Toromani është shoqëruar në këtë shfaqje nga balerini i njohur Ezdalin Gorani.
Pjesët më të mira nga baleti klasik botëror që u interpretuan në këtë koncert janë përzgjedhur dhe janë punuar me kujdes nga mjeshtri i koreografisë shqiptare, Agron Aliaj. Gjithashtu si të ftuar specialë për të përshëndetur kanë qenë sopranoja e njohur Elona Çeno, violinistja Suela Piciri si dhe të ftuar të tjerë./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora