Ancelotti prezantohet te Bayern
Carlo Ancelotti është prezantuar si trajneri i ri i Bayern Munchen edhe pse firma në kontratë ishte hedhur muaj me parë. Italiani zbuloi vendimin për të zgjedhur bavarezët, pa harruar disa fjalë për merkaton.
Carlo Ancelotti, trajner i Bayern Munchen:
“Në 2015 kur përfundoi aventura me Real doja të vija te Bayern. E kisha nuhatur që Guardiola nuk do të rinovonte. Sa për ekipin është mirë kështu, nuk duhen blerje të tjera. Renato Sanches e kërkova unë, pasi jam i sigurtë që do të na ndihmojë.”
Carlo Ancelotti tha se Pep Guardiola i kishte uruar fat në detyrë duke i dërguar një mesazh. Ancelotti i cili është i dyti trajner italian te Bayern do të drejtojë skuadrën për 3 sezonet e ardhshëm. 57-vjeçari më parë ka drejtuar skuadra në Itali, Angli, Francë dhe Spanjë.
Tv Klan