Ancelotti, trajner i Italisë
Carlo Ancelotti mund të prezantohet si trajneri i ri i kombëtares italiane. Sipas mediave italiane përfaqësues të Federatës së Futbollit dhe Roberto Fabbricini dhe Alessandro Costacurta janë takuar me teknikun dhe i kanë ofruar që të rindërtojë përfaqësuesen e futbollit.
Raportohet se ky është takimi i dytë brenda pak javësh mes palëve të cilat gjithsesi nuk kanë diskutuar ende për termat financiarë të kontratës. Carlo Ancelotti duket se është i përzgjedhuri i federatës edhe për faktin se ka pëlqimin e të gjithë faktorëve, edhe të komitetit olimpik. Vetë arritjet e tij me klube si Juventus, Milan, Chelsea, PSG dhe Real Madrid kanë shërbyer si reklamë për trajnerin.
Pritet që trajneri i ri të zyrtarizohet më 20 maj dhe Ancelotti të jetë në stol që në ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite më 28, që do të zhvillohet në Saint Gallen të Zvicrës.
Tv Klan