Anderlecht shkarkon Besnik Hasin


Anderlecht shkarkon Besnik Hasin

16:01 27/05/2016

Besnik Hasi nuk do të drejtojë më Anderlecht në sezonin e ardhshëm edhe pse ishte nën kontratë. Klubi i njohur belg zyrtarizoi shkarkimin e tij të lajmëruar më parë.

Hasi mori drejtimin e Anderlecht në Marsin e 2014, duke ndihmuar skuadrën të shpallej kampione e Belgjikës. Hasi është i pari trajner shqiptar i cili u drejtoi një ekip në fazën e grupeve të Champions League.

Megjithatë sezoni i fundit nuk ishte i suksesshëm për 44-vjeçarin duke krijuar pakënaqësi. Besnik Hasi ka patur disa oferta nga Anglia dhe Turqia, por u përfol nga mediat belge se mund të drejtojë edhe Shqipërinë.

Ish-kapiteni i Kombëtares ishte pranë përfaqësueses në vitin 2011, të cilën më pas e mori Gianni De Biasi.

Besnik Hasi zhvilloi 43 ndeshje me Shqipërië dhe duke shënuar edhe 2 gola në ndeshjet kualifikuese.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme