Andi Mahila emërohet zv/ministër i Brendshëm
Me vendim të Këshillit të Ministrave, ministrisë së Punëve të Brendshme i është shtuar edhe një zv/ministër. Andi Mahila është emëruar në këtë post pas propozimit të kryeministrit.
Vendimi me numër 1061 është i datës 24 Dhjetor dhe ka hyrë menjëherë në fuqi. Ky vendim vjen 11 ditë pasi në krye të dikasterit të punëve të brendshme u vu Bledi Çuçi./tvklan.al